Shkodër, grabisin argjendarinë e ikin në këmbë, i kap patrulla

421
SHKODËR – Dy të rinj nga Shkodra grabitën një argjendari, por “fati” mesa duket nuk ishte me ta. Në tentativë për tu larguar ata janë përballur me patrullat e policisë të cilët i kanë prangosur.
Personazhe të kësaj ngjarjeje janë të rinjtë nga Shkodra Ardit Kola dhe Edmond Ulka, të cilët në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje mundën të grabisnin një argjendari në lagjen Rus të Shkodrës.
Pasi janë futur në argjendari grabitësit kanë tentuar të godasin me karrige shitësen dhe kanë mundur të marrin një sasi parash si dhe bizhuteri nga argjendaria, ndërsa janë larguar në këmbë. Gjatë arratisë ata janë përplasur me një patrullë policie që i ka prangosur.
Sigal