Shkodër, gjendet varka e dy peshkatarëve në lumin Buna

424
Polumbarët e ardhur nga Tirana, kanë gjetur në lumin Buna në Shkodër varkën e dy peshkatarëve që u përmbys dje në mbrëmje, ku njëri prej tyre vazhdon të mos gjendet, ndërsa tjetri arriti të shpëtojë.

Sipas policisë, varka është përmbytur si pasojë e erërave të forta. Ndërkohë peshkatari, Isuf Vejuka, 59 vjeç, ka mundur të shpëtojë. Peshkatari që nuk është gjetur akoma quhet Ismet Shaba, 52 vjeç dhe polumbarët vijojnë kërkimet në zonën e lumit ku është përmbysur varka.
Sigal