Shkodër/ Gjendet i mbytur në Bunë 50-vjeçari

40

Një person rreth moshës 50 vjeç është gjetur i mbytur në lumin e Bunës, në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Nga informacionet paraprakë në trupin e gjetur nuk ka shenja dhunë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 13.03.2019,rreth orës 17:05, tek ura e Bunës e Re, Shkodër, në lumin Buna, është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i pa identifikuar,rreth moshës 50 vjeç, pa shenja dhune.

Po kryhen veprimet me Grup Hetimor .