Shkodër, gjendet e pajetë në rrugë një 50-vjeçare, dyshohet për vrasje

428
Sigal

SHKODER – Një grua rreth të 50-ve është gjetur e pajetë në anë të rrugës Shkodër-Lezhë pranë kryqëzimit të Kryebushatit. Fillimisht është menduar si aksident, ndërsa grupi hetimor i mbërritur menjëherë në vendngjarje nuk ka gjetur prova se viktima të ketë humbur jetën nga një aksident.

Ky fakt është bazuar edhe në deklaratat e patrullës së policisë e cila ka qënë disa metra më tej, të cilët thonë se deri në orën 6 të mëngjesit të së premtes në vendin ku është gjetur viktima nuk ka patur asnjë aksident. Nga ana tjetër sipas grupit hetimor në trupin e viktimës janë gjetur shenja kryesisht në kokë si dhe në pjesën e qafës.

Kjo gjë ka bërë që trupi të dërgohet në morgun e spitalit të Shkodrës për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore. Burime nga policia përveç aksidentit po hetojnë edhe pistën tjetër që trupi i viktimës të jetë hedhur në anë të rrugës pasi të jetë mbytur më parë. Ndërkohë hetimet vijojnë.