Shkodër: E dhunonte bashkëshorti, gruaja tenton të vetëvritet

67
Një 29-vjeçare nuk ka mundur që të përballojë dhunën fizike dhe psikologjike të bashkëshortit të saj, prandaj kishte vendosur që të vetëvritej. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bleran, në Shkodër. Sipas policisë së këtij qyteti, 38-vjeçari Fran Komdaçaj, ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e tij A. Komdaçaj.
“E gjetur përballë kësaj situate, 29-vjeçarja ka konsumuar një mbi dozë barnash mjekësore. Fatmirësisht, të afërmit e saj e kanë gjetur dhe pas dërgimit në spital është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Mësohet, se policia e Shkodrës ka arrestuar 38-vjeçarin Fran Komdaçaj, me akuzën për dhunë në familje.