Shkodër, digjet zyra e financës në ish-komunën Vig Mnelë

439
Zyra e financës së ish-komunës Vig Mnelë është djegur në mënyrë të mistershme. Zyra sot është njësi administrative e bashkisë së re të Vau Dejësit. Sipas verifikimeve të para, rezultojnë të jenë djegur disa dokumenta të veprimtarisë së kësaj njësie, ndërsa policia e Shkodres nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri. Drejtuesit e rinj të bashkisë Vau Dejës kanë dënuar këtë akt të shëmtuar, duke e quajtur ngjarjen jo të rastësishme. Mësohet se hetimet e para të policisë janë përqëndruar tek punonjësit e administratës aktuale, pasi zjarri ka ardhur pikërisht në këto ditë kur do të dorëzohet i gjithë dokumentacioni i ish komunës, në zyrat e bashkisë së re të Vau Dejësit. Megjithatë një grup i posaçëm po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal