Shkodër, dhunimi i fëmijëve të Jetimores, procedohen penalisht 3 kujdestaret

442
Pas publikimit të videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku duket qartazi dhuna e ushtruar ndaj fëmijëve të Jetimores në Shkodër, ka nisur procedimi penal për 3 kujdestaret.
Në videon që ka qarkulluar në rrjetet sociale prej mbrëmjes së djeshme, shfaqen 3 kujdestarët Edvana Sulaj, Albert Reka, dhe Manjola Vanishta, duke dhunuar të vegjlit.
Në pamje duket njëra nga kujdestarët e ulur në prehrin e dy fëmijëve jetimë, të cilët qajnë nga dhimbja, por ajo nuk denjon të çohet. Ndërsa në një tjetër moment, një tjetër kujdestare shfaqet duke goditur me shkelm njërin nga fëmijët.
Videoja është xhiruar nga kamerat në një kënd lojërash. Këto pamje kanë shkaktuar irritim tek qytetarët gjë që është përcjellë edhe në rrjetet sociale.
Sigal