Shkodër dhe Vlorë, asgjësohen 465 rrënjë bimë narkotike, dy të arrestuar

66
Në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve, Pjetër Ukaj, 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Sapac, në Pukë, në një tokë të shpyllëzuar u gjetën 2 parcela me 215 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, ku ky shtetas u gjet duke punuar brenda këtyre parcelave. Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Më tej po në vijim të këtyre operacioneve, u bë arrestimi i shtetasit Aldo Piperi, 20 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë në pikën e kalimit kufitar Muriqan në dalje për në Malin e Zi, në automjetin me targë AA545 AJ me drejtues mjeti shtetasin S.M., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe pikërisht nga kontrolli i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale (0.5gramë) lëndë narkotike me ngjyrë jeshile në formë boçesh me erën e karakteristika të ngjashme me bimën narkotike Canabis Sattiva.
Gjithashtu në vijim të punës, në fshatin Vilë, në Shkodër, në vendin e quajtur “Qafa e pusit”, është gjetur dhe asgjësuar një parcelë me përmasa 20×15 metra ku në të ishin të kultivuara 250 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Gjatësia e bimëve arrinte nga 50-70 cm. Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.