Shkodër-Berat, asgjësohen 1650 rrënjë kanabis

482
Policia ka asgjësuar në Shkodër dhe Berat rreth 1650 rrënjë kanabis. Më konkretisht në vendin e quajtur Hundez dhe Kodra e Shëngjergjit, në fshatin Mazrek, Shkodër, u asgjësuan 990 bimë të dyshuara kanabis sativa. Ndërkohë në vendin e quajtur “Përroi i Gushtericës” në fshati Zhitom, Berat u asgjësuan me anë të djegies 660 rrënjë hashashi. Bimët janë gjetur të kultivuara, në 3 parcela dhe besohet se kultivuesi është shtetasi F.K, 53 vjeç, banues në Berat, i cili është shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike ”.
Sigal