Shkodër, asgjësohen 5916 rrënjë bimë narkotike, autorët në kërkim

506
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Burime nga policia bëjnë me dije se rastet janë evidentuar konkretisht në fshatin Kaftallë, në Pukë, ku janë gjetur dhe asgjësuar 16 parcela me 4192 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, në fshatin Shpor, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 10 (dhjetë) parcela me 709 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. 
Në fshatin Vasiaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 11 (njëmbëdhjetë) parcela me 805 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, në fshatin Xhaj, në vendin e quajtur “Faqe e Kungullit”, në Malësi e Madhe , janë gjetur dhe asgjësuar 1 (një) parcele me 210 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Në të dy rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal