Shkodër, asgjësohen 520 bimë narkotike të mbjella në dy parcela

452
Policia e Shkodrës ka asgjesuar 520 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Asgjesimi i bimës narkotike u bë pas një kontrolli në fshatin Pog në komunë Pult.
Operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike u bë nga efektivët eKomisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis.
Droga ishte e mbjellë në dy parcela dhe u asgjesua në vënd me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal