Shkodër, asgjësohen 4 parcela me mbi 200 bimë kanabis

418
Agjentë të policisë së Shkodrës, në vijim të operacioneve anti-kanabis kanë zhvilluar në orët e fundit një operacion duke asgjësuar 4 parcela me bimë narkotike. Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, parcelat janë gjetur në vendin e quajtur Çuku i Kertollave, në fshatin Telume, ku janë konstatuar mbi 220 bimë. Ato janë asgjësuar përmes zjarrit, vijojnë burimet, të cilat shtojnë se, operacionet për gjetjen e parcelave të tjera vazhdojnë.
Sigal