Shkodër/ Asgjësohen 3215 rrënjë bimë narkotike

469
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht janë asgjësuar 3215 rrënjë bimë narkotike.
Sipas Policisë, në fshatrat Vilë dhe Arrë, në Shkodër, në vendet e quajtura Kodra e Kronit dhe Lugina e Vilës, janë gjetur dhe asgjësuar 10 parcela me 1040 rrënjë bimë Canabis Sattiva. Këto bimë arrinin në lartësi 80-175 cm.
Në vendin e quajtur Trushtë, në Pukë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur dhe 13 parcela me 2175 bimë narkotie Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
Ndërsa policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me 541 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis-Sattiva në fshatin Sevastër, të Vlorës. Bimët narkotike u konstatuan të mbjella, në vendin e quajtur “Përroi Rustame”, në mesin e një bimësie të dendur. Ato ishin mbjellë në 3 sipërfaqe toke pa pronarë të hapura posaçërisht për mbjelljen e këtyrë bimëve narkotike, që arrinin lartësinë 40-150 cm, dhe të cilat u asgjësuan nga policia me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Sigal