Shkodër, asgjësohen 2342 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesit

469
Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar gjatë operacioneve të ditës së djeshme në Shkodër dhe Malësi të Mdhe 2342 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Në fshatin Kroni i Madh në Shkodër, në vendin e quajtur Mellagë, janë gjetur dhe asgjësuar me djegie 1047 rrënjë kanabis; në fshatin Barcoll të Shkodrës, në vendin e quajtur Kroni i Kuq, janë gjetur dhe asgjësuar 12 parcela me 813 rrënjë kanabis; në fshatin Mes Myslym të Shkodrës janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me 120 rrënjë kanabis. Gjatë operacionit në Malësinë e Madhe, në vendin e quajtur Bjeshkët e Dragonit, në fshatin Xhaj, janë gjetur dhe asgjësuar dy parcela me 363 rrënjë kanabis. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Sigal