Shkodër/ Asgjësohen 1447 bimë narkotike, në kërkim kultivuesit

426
Policia e Shkodrës, në vijim të operacionit kundër kultivimit të lëndëve narkotike ka asgjëuar 1447 bimë kanabis në tre fshatra të qytetit të Shkodrës. 470 rrënjë kanabis janë gjetur e asgjësuar në fshatin Mazrek, 927 bimë narkotike janë zbuluar në fshatin Vukjakaj. Ndërsa 50 rrënjë kanabis sativa u gjetën në fshatin Mezi. Asgjësimi i 1447 bimëve narkotike u bë me anë të djegies, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.
Sigal