Shkodër/ Arrestohen tre persona për armëmbajtje pa leje

493
Tre persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës për armëmbajtje pa leje, si dhe kanë sekuestruar një arsenal armësh. Policia ka arrestuar në flagrancë, Çesk Gurin 19 vjeç, Kristian Botinaj 21 vjeç dhe 17-vjeçarin me iniciale R. P. Pas një kontrolli në mjetin tip Seat, me targë AA 053 GK, me të cilën ata po udhëtonin të arrestuarit, është gjetur një automatik AK-47, me krehër dhe fishekë. Armët e tjera u gjetën në banesën e shtetasit Kristian Botinaj.
Sigal