Shkodër/ Aksioni kundër informalitetit, ndjekje penale për 33 subjekte

165
Prej dy muajsh, kohë dhe kur ka nisur aksioni kundër informalitetit, në Shkodër, sipas Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, janë kontrolluar rreth 4 mijë subjekte, nga ku kanë rezultuar me shkelje 340 subjekte, ndërsa 33 biznese janë sekuestruar dhe po ndiqen penalisht, pasi janë gjetur të paregjistruar.
Sipas drejtorit Hysen Hysaj, aksionet do të vazhdojnë deri në kontrollin e plotë të të gjitha bizneseve. Pozitiv, sipas Hysajt, është fakti se bizneset tashmë janë ndërgjegjësuar dhe po operojnë sipas ligjit.