Shkodër, 56-vjeçari rrihet në obrrorin e pallatit, në gjendje të rëndë

451
Një 56-vjeçar është dhunuar rëndë në oborrin e pallatit ku banon në lagjen “Naim Gjylbegu” në qytetin e Shkodrës. Z.Xh., u godit dhunshëm me sende të forta rreth orës 16:55. 56-vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk është identifikuar agresori. Veprimet po kryhen me grup hetimor në përfundim do të jepet dhe informacioni përfundimtar, njofton Policia e Shkodrës.
Sigal