Shkodër, 47-vjeçarja shtyp për vdekje me makinë një kalimtar

469
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Viktima nuk është identifikuar ende. Shoferja e mjetit ishte një shtetase kosovare.
Policia e Shkodrës dha detaje:
Më datë 11.02.2018 rreth orës 22:30 në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, mjeti tip Skoda me targë KS 01­168 KR ka përplasur një shtetas, këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sigal