Sigal

Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë, me temperaturë të lartë dhe fytyrë të djegur, është transportuar me helikoper nga Thethi në Tiranë.

Fëmija kishte pesë ditë që kishte rënë në sobë me dru dhe përhapja e plagëve të shkaktuara nga djegia në fytyrë ka qenë arsyeja e temperaturës së lartë në të.

Momentalisht ai gjendet i shtruar në repartin e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.