Shkatërrohet një bandë droge në Greqi, kapen 370 kg hashash. Si tentoi të shpëtonte shqiptari

601
Shkatërrohet një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Greqi. Mediat greke raportojnë se operacioni është zhvilluar në zona të ndryshme të vendit, ku janë arrestuar disa shtetas grek të moshave nga 26 deri në 55 vjeç dhe një shtetas shqiptar 46-vjeç.
Po kështu mësohet se në një furgon në Nea Erithrea, Athine, janë gjetur dhe sekuestruar 370 kg marijuanë. Operacioni vijoi në Rodho, Ko dhe në dy lagje të tjera të Athinës ku u arrestuan pjesëtarë të grupit.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan dhe 97.5 gram vaj hashashi, 0.3 gram kokainë, 191 mijë 545 euro, 1400 dollarë, 1 furgon, 1 taxi, 1 automjet, 1 motor, 1 pistoletë, 5 fishekë, 3 peshore dhe 2 celularë.
Operacioni vijoi mbrëmë në darke në doganën e Kakavijës ku u kap në tentativë për t’u arratisur në Shqipëri, një pjesëtar i bandës, shqiptar 46-vjeçar. Fitimet e grupit llogariten në mbi 700 mijë euro.
Sigal