Shkatërrohet grupi kriminal i shqiptarëve në Athinë

425
Organet greke të Rendit kanë shkatërruar një grup kriminal, anëtarët e të cilit kanë kryer vrasje, grabitje, vjedhje shtëpish dhe makinash në zona të ndryshme të Athinës. Prej 7 të arrestuarve të këtij grupi, 6 janë shtetas shqiptarë, njëri është grek, ndërsa edhe një anëtar tjetër ndodhet në burg. Ata akuzohen kryesisht për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për dy tentativa vrasjeje me paramendim, dy vjedhje, një tentativë vjedhjeje, një bastisje, një zjarrvënie automjeti dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provave materiale, atyre u janë gjetur dhe konfiskuar disa armë zjarri, fishekë, 2.000 euro “cash”, bizhuteri të ndryshme, mjete të forta për të kryer vjedhjet, telefona celularë me karta SIM dhe sasi lëndësh narkotike. Midis shtetasve shqiptarë, të cilët janë të moshës nga 28 deri në 43 vjeç, ndodhet edhe një vajzë, ndërsa grupi kishte më shumë se dy vite që vepronte në disa lagje periferike të kryeqytetit. Të arrestuarit janë çuar në Prokurori dhe po hetohen nga ekspertët e kriminalistikës.
Sigal