Shkatërrohet banda tuniziane e kokainës, në pranga tre shqiptarë

438
Sigal

Operacioni “Buratto” i Policisë italiane, i ekzekutuar sot në provincën e Arezzos ka çuar në arrestimin e 15 personave, anëtarë të një bande trafikantësh droge, e përbërë kryesisht nga persona me kombësi tuniziane. Mes të arrestuarve janë dhe 3 nënshtetasit shqiptarë Edmond Vocaj, Klaudio Zefi dhe Shpëtim Dushkaj. Shqiptarët merreshin me furnizimin me shumicë e transportin e drogës, kryesisht të tipit kokainë, duke vënë në disozicion banesat e tyre në provincën e Arezzos si dhe makinat personale.

Ndërsa shitja me pakicë e drogës administrohej nga anëtarët e tjerë të bandës me origjinë afrikano-veriore. Operacioni u kodua me emrin “Buratto” sipas pseudonimit të përdorur nga një prej trafikantëve për shkak të ngjashmërisë së tij me personazhin “Buratto”, i përdorur në festën mesjetare tradicionale që festohet çdo vit në qytetin e Arezzo. Hetimet e këtij operacioni nisën më tetor të 2013 pas arresttimit të trafikantit tunizian Chihi Ammar.