Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës në Greqi, 10 shqiptarë të arrestuar

487
Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të drogës e përbërë kryesisht nga shqiptarë. Sipas policisë greke, grupi kryente shpërndarjen e drogës në Ilia, ndërsa në pranga janë vendosur 10 shqiptarë dhe 1 grek.
Shqiptarët janë rreth moshës 22-40 vjeç, kurse shtetasi grek 30bvjec, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Policia greke ka shpallur në kërkim kreun e grupit kriminal, një shqiptar 32 vjeçar i cilit ndodhet në Shqipëri.

Grupi funksiononte në mënyrë të mirëoraganziar, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar 11 gram kokainë, 56 gram marijuanë, një mjet tip BMW, disa celularë dhe euro. Vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.
Sigal