Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, në pranga dy shqiptarë

442
Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në zona të ndryshme të Athinës. Po ashtu janë vënë në pranga edhe një shtetas grek dhe një egjiptian. Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 28 dhe 39 vjeç. Arrestimi i tyre u bë ditën e premte, por lajmi është publikuar në mediat greke mëngjesin e sotëm 28 tetor.
Operacioni policor u zhvillua në zonat e Athinës, në Pagkrati, Peristeri, Nea Smyrni, Alimos dhe Ano Liosia, ku më pas u vërtetua veprimtaria kriminale e anëtarëve të bandës.

Nga hetimet doli se autorët kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, që sipas policisë greke drejtohej nga shqiptari 39 vjeçar, kurse shtetasi grek kishte rolin e kontrlluesit dhe të vlerësuesit të drogës dhe personat e tjerë e trafikonin. Pas kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan, 279 gram kokainë, 8.7 kg kanabsi sativa, 54.330 euro, 5 peshore, disa lekë shqiptare, një pistoletë, një armë gjahu, dokumente të falsifikuara. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe dhe një motor. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Athinës, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjera të bandës.
Sigal