Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Greqi, policia u publikon fotot

441
Policia greke ka publikuar identitetin dhe fotot e anëtarëve të një prej bandave më të rrezikshme të grabitjeve qe operonte prej vitesh në Greqi, të arrestuar më 18 maj të këtij viti. Janë 15 shqiptarë, mes tyre 3 femra, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga ana e autoriteteve greke.
Sipas hetimeve rezulton se pjesë e grupit kriminal ka qenë edhe një shtetas grek, gjithashtu i arrestuar. Mediat greke bëjnë të ditur se arrestimet janë realizuar më 18 maj, ndërsa ata akuzohen për më shumë se 33 grabitje. Policia greke në njoftimin e saj bën me dije se arrestimet janë realizuar më 18 maj dhe se identiteti i shqiptarëve dhe i grekut u bë me urdhër të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së parë në Athinë.
Po ashtu mësohet se ata akuzohen për më shumë se 33 grabitje dhe se kanë shkaktuar dhe vdekjen e një 84-vjeçareje, të cilën e goditën me grushte në momentin që ajo i pikasi gjatë vjedhjes. Mediat greke raportuan se nga kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve u gjetën sasi të mëdha sendesh të vjedhura, pajisje shtëpiake, mjete që përdoreshin për thyerjen e parvazeve të aluminit në banesat e grabitura, 2 armë zjarri, 5 thika, 6 automjete si dhe 2 motoçikleta.
Shqiptarët e arrestuar në profilet e tyre sociale kishin publikuar edhe armë zjarri dhe para të “fituara” nga grabitje.
Shqiptarët e arrestuar
Arben Malo, Lindur me: 04/07/1965
Thoma Prifti, Lindur me: 10/09/1979
Kliton Lapi, Lindur me: 19/01/1992
Mirel Nelaj, Lindur me: 15/11/1987
Toni Lapi, Lindur me: 12/12/1993
Spartak Hazizaj, Lindur me: 07/02/1991
Varvara Pilo, Lindur me: 07/06/1983
Florida Malo, Lindur me: 05/04/1978
Albertina Konomi, Lindur me: 22/04/1994
Niqifor Todi, Lindur me: 06/05/1973
Leonard Xhafa, Lindur me: 24/06/1980
Ardian Meta, Lindur me: 04/11/1990
Agim Krasniqi, Lindur me: 13/07/1971
Graukel Kumani, Lindur me: 04/05/1989
Gerardo Mahmutaj, Lindur me: 31/10/1990
I shpalluri në kërkim
Oltjon Jazaj, Lindur me: 20/09/1984