Shkatërrohet banda e grabitësve të turistëve në Himarë e Sarandë

556
Sigal

Policia e Vlorës ka shkatërruar një grup grabitësish, të cilët vidhnin banorët dhe turistët përgjatë vijës bregdetare Himarë-Sarandë.

Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “PLANIFIKIMI” kanë rënë në pranga 6 të rinj nga Bulqiza dhe një 28-vjeçar, i njohur si “Monçja” i Sarandës, i cili orientonte grupin për kryerjen e grabitjeve dhe shitjen e sendeve të vjedhura.

Mësohet se janë arrestuar:
1- Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë.
2- Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë.
3- Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë.
4- Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë.
5- Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
6- G.D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
7- Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas policisë, shtetasi Edmond Abazi, njihej gjithashtu me pseudonimin “Monçja”, pasi duke qenë njohës i mirë i terrenit, mundësonte gjetjen e banesave dhe orientonte grupin për të kryer vjedhjet dhe shitjen e sendeve të vjedhura.

Policisë e Vlorës, ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, ku nëpërmjet tij janë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh, 20 prej tyre të dokumentuara, duke hapur me forcë banesat e plazhit dhe konkretisht duke përfituar momentin kur pushuesit largoheshin nga banesat e tyre me qira.

Gjatë një pune hetimore prej 2-muajsh, Policia e Vlorës ka bërë zbulimin e disa vjedhjeve (banesash por edhe lokalesh apo automjetesh) në të gjithë vijën bregdetare duke filluar nga Himara, fshatrat turistikë përreth, deri në Sarandë (Ksamil), me qëllim shitjen e sendeve të vjedhura për përfitime vetjake ose në grup.

Materiale kryesore të vjedhura kanë rezultuar të tipit: monedha, bizhuteri, vlera monetare, aparate celularë dhe një pjesë e tyre janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.