Shkatërrohet banda e drogës italo-shqiptare, 11 persona të arrestuar

470
Sigal

11 persona kanë rënë në prangat e karabinierëve italianë, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Siç raportojnë mediat italiane personat e arrestuar ishin pjesëtar të një bande kriminale shqiptaro-italiane të specializuar në shitjen e lëndëve narkotike.

Përmes operacionit “Miqtë e mi” karabinierët arritën të vinin në pranga 6 shqiptarë dhe 5 italianë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një personazh i njohur i klanit të “Sacra corona” që vepron në zonën e Salentos.