Shitja e minave me telekomandë, burg për 3 të akuzuarit

458
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për tre të ndalurit e operacionit “Porosia”, të akuzuar për shitje të municioneve luftarake. Flamur Dinosha, Hilmi Isufaj dhe Shkëlzen Metaliaj u prangosën disa ditë më parë, ku u sekuestruan nga policia mina me telekomandë, pistoleta dhe një snajper.
Sipas prokurorisë së qytetit verior, këta tre shetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin i kanë marrë municionet dhe armët në Malin e Zi dhe më pas do shisnin në tregun vendas. Hetuesit thonë se eksplozivët do të shiteshin në Shkodër, por ka dyshime se këta persona kishin marrë pororsi edhe nga qytete të tjera të vendit, kryesisht nga Shqipëria e Mesme. Po verifikohen mënyra se si kanë ndodhur disa atenate me eksploziv kohët e fundit, për të parë nëse është përdorur i njëjti mekanizëm dhe e njëjta lëndë plasëse.
Sigal