Shisnin drogë në burgun e Peqinit, Prokuroria kërkon 77 vjet burg për 7 persona

597
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 77 vite burg për 7 persona, të cilët janë pjesë e një rrjeti shpërndarje lëndësh narkotike. Prokuroria ka zbuluar të gjithë skemën sesi këta persona e shisnin drogën në burgun e Peqinit, nëpërmjet ndihmës së një gardiani. Në bazë të hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në qytetin e Elbasanit dhe, nëpërmjet punonjësit të burgut Zenel Nezha, ia jepnin të burgosurit Dorjan Tatoshi, i cili më tej ua shiste të burgosurve të tjerë. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Elbasanit kërkon dënimin, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike…”. Personat e përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës
Ardjan Serica, të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim;
Romeo Serica, të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim;
Ferit Serica, të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim;
Jurxhens Kurani, të dënohet me 12 vjet burgim;
Dorian Tatoshi, të dënohet me 12 vjet burgim;
Zenel Nezha, të dënohet me 15 vjet burgim
Altin Bektash, të dënohet me 7 vjet burgim
Skema sesi droga futej në ambientet e burgut. Si sigurohej droga jashtë ambienteve të burgut-Nga provat e grumbulluara ne lidhje me hetimin e ketij procedimi penal ka rezultuar se i pandehuri Ardjan Serica, ne bashkepunim me te pandehurin Romeo Serica, iu kane shitur disa personave sasite prej 0,3 grame, 20,991 grame, 50,649 grame dhe 20,5 grame heroine. Nga hetimi rezulton se sasine prej 20,991 grame te pandehurit Ardjan Serica dhe Romeo Serica e kane marre tek i pandehuri Jurxhens Kurani, ndersa sasine tjeter ata kane bashkepunuar me te pandehurin Ferit Serica. Po keshtu te pandehurit Romeo dhe Ardjan Seerica me date 28.10.2014 kane blere tek i pandehuri Altin Bektash nje sasi prej 50 grame lende narkotike te llojit canabis sattiva. Jurxhens Kurani merrte porosi nga Dorian Tatoshi-I pandehuri Jurxhens Kurani, ne bashkepunim me te pandehurin Zenel Nezha, i cili eshte punonjes prane IEVP Peqin, kane futur ne brendesi te IEVP Peqin lende narkotike te llojit canabis sattiva. Nga hetimi rezulton se i pandehuri Jurxhens Kurani merrete porosi nga brenda burgut nga i pandehuri Dorian Tatoshi ne lidhje me sasi te ndryshme lendesh narkotike. Pasi merr kete porosi, ai e pergatit lenden narkotike. Dorian Tatoshi bashkëpunonte me gardianin-I pandehuri Dorian Tatoshi bashkepunon me punonjesin e IEVP Peqin te pandehurin Zenel Nezha, te cilit i thote per te shkuar per ta marre lenden narkotike ne qytetin e Elbasanit tek i pandehuri Jurxhens Kurani. Pasi bisedon ne telefon i pandehuri Zenel Nezha takohet me te pandehurin Jurxhens Kurani dhe merr lenden narkotike. I pandehuri Zenel Nezha pasi merr lenden narkotike gjate kohes qe eshte ne sherbim ja dergon kete sasi te pandehurit Doria Tatoshi. Nga hetimi rezulton se i pandehuri Dorjan Tatoshi lenden narkotike ua shet te denuarve ne IEVP Peqin.
Sigal