Shikoni si i kultivojnë fidanët me kanabis në Krujë (FOTO)

446
Policia e Krujes ka asgjesuar 159 fidanë kanabis sativa, duke arrestuar 59-vjeçarin Xhafer Basha, ndërsa filloi procedimi penal për kryeplakun e fshatit Mafsheq G.F 53 vjeç.

“Më datë 22.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Krujë në vendin e quajtur”Shqezë”, pranë banesës së shtetasit Xh.Basha , u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies 159 fidanë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Droga ishte fshehur mes pemëve, në një ambient të përshtatshëm për rritjen e tij”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivmi I bimëve narkotike” në ngarkim të shtetasit Xhafer Basha, parashikuar në nenin 284/2 të Kodit Penal. “Shpërdorimi I detyrës” në ngarkim të shtetasit G.F. parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
Sigal