Shikoni ku kishin ngecur dy policët e Tepelenës, shpëtohen pas disa orësh

470
Kanë arritur të shpëtohen dy efektivët e policisë të cilët prej mbrëmjesh së djeshme, ishin bllokuar në një zonë të vështirë në fshatin Progonat të njësisë Kurvelesh.

Si u bllokuan policet?- Mbrëmjen e djeshme Shefi i Rendit të Policisë së Tepelenës, Roland Zhapa, dhe oficeri Fejzo Meçi, kishin dalë për inspektim të zonës për kontroll në kuadër të 0peracionit për parandalimin e mbjelljes së parcelave me kanabis. Ata janë bllokuar në këtë zonë dhe nuk kanë mundur të ktheheshin ndërkohë s’kanë pasur as mundësi komunikimi me telefon pasi zona nuk kishte valë. 
Dy fshataret shpetimtare- Sot në mëngjes kanë qenë dy banorë të fshatit të cilët pasi kanë dëgjuar të bërtiturat për ndihmë të policëve kanë njoftuar policinë e Tepelenës.
Në orën 11:20 mbërriti helikopteri nga Tirana për t’i ardhur në ndihmë pasi zona ku janë bllokuar policët, ishte tepër e vështirë, e ngjashme me greminën. Por helikopteri e pati të pamundur të ulej për shkak të erërave të forta. 
Këta të fundit Shtabin e Emergjencave Civile. Drejt Progonatit është nisur një helikopter i cili do të ndihmojë efektivët e policisë për ti nxjerrë nga zona ku ndodhen.
Sigal