Shijakut/ Përplasen dy makina, ndërron jetë një nga drejtuesit e mjeteve,

384
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Shijakut.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një nga drejtuesit e mjeteve.

Viktima është identifikuar si shtetasi Q. Tuda.

Ndërkohë që i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi tjetër i makinës

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Gjepalaj të Shijakut, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.