Shijaksin e dhunon psikologjikisht ish-gruaja, ai kërkon urdhër mbrojtjeje

415
Një banor i Shijakut i është drejtuar për ndihmë policisë, pasi ish-gruaja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
“Më datë 17.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.Sh., vjeç 46, banues në Shijak”, njofton policia.
Shkak është bërë dhuna psikologjike që ka ushtruar ish-bashkëshortja e tij, 43-vjeçarja A.Sh., banuese në Shijak.
Dhunimi që ka i shkaktuar ish-e shoqja, megjithëse vetëm psikologjik, ka qenë aq i fortë sa e ka detyruar 46-vjeçarin të shkojë e ta padisë në komisariat.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Sigal