Shijakasit i “ikën truri”, kërcënon tre vajza përmes “Facebookut”. Një tjetër në Tiranë…

661
Tre denoncime janë regjistruar në Policinë e Durrës ndaj një 50-vjeçari nga Shijaku, i cili akuzohet se ka kërcënuar tre vajza përmes celularit dhe rrjetit sociale “Facebook”. Të rejat e moshë, 32, 31 dhe 28 vjeç, thonë se 50-vjeçari me inicialet K.K u ka dërguar mesazhe denigruese e fyese.
Tre denoncimet ndaj 50-vjeçarit:
“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50 banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal”.
“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases M.L vjeç 31, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal”.
“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases K.K vjeç 28, banuese në Shijak. Neni 275 i Kodit Penal”.
Sakaq, një tjetër rast i kësaj natyre është regjistruar në kryeqytet. Një 58-vjeçare, ka denoncuar në polici një 24-vjeçar, i cili sipas saj e ka kanosur përmes rrjetit social.
“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.I vjeç 24, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet rrjetit social ka kanosur shtetasen A.GJ vjeç 58, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal