Shijak, plagoset me armë një punonjës i Bashkisë

533
Një punonjës i Bashkisë së Shijakut është plagosur me armë zjarri këtë pasdite. Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri është Shpend Lima, 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Laguna, ku Lima ka marrë një plumb në gjymtyrët e poshtme në pjesën e kofshës. Menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapej e autorëve të atentatit. 
Sigal