Shijak, pako eksplozivi pranë banesës së një aktivisti të PD-së

503
Një pako e dyshimtë është gjetur pranë një qendre votimi në Shijak. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sallmone të Shijakut . Tritoli, i cili ka qenë pa kapsollë, pa ndezës dhe pa fitil, është gjetur në portën e banesës së aktivistit demokrat, Altin Alla. 
Ka qenë në telefonatë në polici e aktivistit Alla, i cili ka denoncuar tritolin që ka parë në portën e banesës së tij, çka ka sjellë reagimin e forcave të rendit. 
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën dhe ka vendosur perimetrinë e sigurisë dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të saj. 
Sigal