Shijak/ Maskat grabisin punonjësin e karburantit

449
Në kërcënimin e thikës, maskat kanë grabitur gjatë mbrëmjes punonjësin e një karburanti në Shijak. Grabitja me dhunë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në Xhafzotaj të Shijakut. Burime policore bëjnë me dije se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e thikës, kanë arritur t’i marrin 12.000 lekë të reja punonjësit të një pike karburanti, shtetasit T.K., 62 vjeç, banues në Shijak. Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Krujës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”
Sigal