Shijak, arrestohet polici bashkiak, mbahej në mbikëqyrje

499
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë parandaluar një ngjarje kriminale duke prangosur policin e Bashkisë së Shijakut, Shpend Lima 43 vjeç. Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi Në lagjen Nr. 13, Durrës, në orët e para të mëngjesit të datës 12.05.2016, gjatë kontrollit fizik, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit”Makarov” dhe 6 fishekë.
Efektivat e Policisë e kanë mbajtur nën mbikqyrje Limën, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rëndë kriminale pasi, më datë 15.03.2016, ishte konfliktuar me një shtetas, ku Lima mbeti i plagosur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” parashikuar në nenin 278/5 të Kodit Penal.
Sigal