Shijak, arrestohen dy vëllezër të mitur, vidhnin banesa

453
Policia e Shijakut ka arrestuar dy vëllezër të mitur 13 dhe 14 vjeç pasi akuzohen për vjedhjen e 6 banesave.
K.Ç dhe E.Ç banues në Sukth të Durrësit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur banesa në periudha të ndryshme duke hyrë brenda dhe më pas merrnin para dhe sende me vlerë.
Në deklarimet e marra këtyre shtetasve ata kane pranuar autorësinë e vjedhjeve duke pohuar se kanë hyrë në banesa gjatë ditës. Fillimisht trokisinin nëpër banesa dhe në rastet kur nuk përgjigjej njeri ata futeshin brenda dhe realizonin vjedhjet. Më pas ndërronin veshjet dhe largoheshin me biçikleta.
Këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një sasi bizhuterish floriri si: unaza,vathë,varëse dhe byzylykë floriri;
• 40 000 lekë të reja;
• disa telefona celularë dhe
• sende dhe oriendi shtëpiake.
Vjedhjet e dy vëllezërve:
Më datë 12.08.2015 kanë vjedhur banesat e shtetasve:
•M.Ç. 62 vjeçe,banuese në Sallmone;
•E. Ç. 32 vjeç,banues në Sallmone.
1.Më datë 04.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit V.N. banues në Katund i Ri,Durrës.
2. Më datë 04.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh.Sh. banues në Qerret,Durrës.
3. Më datë 10.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit N. Ll. banues në Qerret,Durrës.
4. Më datë 11.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit H.S. banues në Sallmone,Durrës.
Sigal