Shfrytëzuan për prostitucion një 16-vjeçare, pranga 3 të rinjve

566
Tre persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur. Burime nga policia e Lezhës bënë me dije se bëhet fjalë për Kujtim C, 24 vjeç, Islam K, 26 vjeç, Gjoke Gj, 26 vjeç, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni shtesasen e mitur XH.K., 16 vjeçe.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 10.11.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Kujtim C, 24 vjeç, banues në Krujë
– Islam K, 26 vjeç, banues në Krujë
– Gjoke Gj, 26 vjeç, banues në Lezhë
Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Gj.25 vjeç, banues në Krujë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni shtesasen e mitur XH.K., 16 vjeçe.
Vepra penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”, parashikuar nga neni 101/2 në ngarkim të shtetasve Kujtim C e Islam K. Vepra penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga neni 114/2 në ngarkim të shtetasve F. Gj. dhe Gjoke Gj. Materialet proçeduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
Sigal