Shfrytëzonte inerte pa leje, gjobë dhe mbyllje aktivitet për subjektin privat

643
Në vijim të punës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për kontrollin e shkelësve të mjedisit dhe pas denoncimit të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes, ISHMP ndërmori një inspektim në fshatin Çukas të Lushnjës.
Gjatë inspektimit në terren grupi i inspektorëve të ISHMP verifikoi ankesën e qytetarëve duke konstatuar se subjekti “Këlliçi-2009” shfrytëzonte material inert (rërë) pa leje shfrytezimi. Nga ana e Inspektoratit të Mjedisit u mor masa administrative me gjobë në vlerën 2.000.000 lekë dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit, rehabilitim të vendit ku depozitohej materiali inert dhe kthimin e këtij vendi në gjendjen e mëparshme.
Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar në dem të mjedisit, pasi vetëm së bashku mund ta ruajmë mjedisin nga ndotësit e tij.
Sigal