Shfrytëzoheshin për prostitucion, ndalohen 7 balerina të lokaleve në Durrës

379
Policia e Durrësit natën e kaluar ka shoqëruar një natë më parë 16 persona, mes tyre shtatë balerina. Sipas policisë një prej balerinave ishte e mitur, që punonte në një lokal në zonën e Plazhit. “Shkak për shoqërimin e këtyre vajzave dhe personave të tjerë të shoqëruar janë bërë kontrollet e uniformave blu në lokalet më të frekuentuara të qytetit të Durrësit dhe Shijakut, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim, armë dhe drogë”, thuhet n njoftimin e policisë. Ndërkaq mes të arrestuarve ëshhtë dhe pronari i lokalit ku u kap balerina e mitur, dhe ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave. Mësohet se vajzat ishin nga qytete të ndryshme të vendit, mes tyre edhe të komunitetit rom. Ndër të tjera mësohet se vajzat e punësuara si balerina shfrytëzoheshin edhe për prostitucion në këto lokale nate.
Sigal