Shëtisnin me 65 kg drogë në “BMW X5”, policia ndalon 4 ‘të fortët’ në Peqin (Emrat)

554
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike policia ka kryer me sukses operacioni i koduar “TRANSPORTUESI”, duke sekuestruar 65 kg marijuanë dhe vënë në pranga 4 persona.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Asllan Muka, 38 vjeç banues në Shijak, Fidel Osma, 23 vjeç banues në Durrës, Amarildo Braçe, 29 vjeç banues në Durrës, Mario Hoxholli, 23 vjeç banues në Durrës

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin BMË X5 me targa AA 006 KY drejtuar nga shtetasi Asllan Muka, në fshatin Lolaj të Njësisë Administrative Përparim të Bashkisë Peqin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezulton se kjo vepër penale, dyshohet të jetë kryer në bashkëpunim nga shtetasit; Fidel Osma i cili ka qenë drejtues i automjetit me targa AA 101 MY, Asllan Muka, Amarildo Braçe dhe Mario Hoxholli

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 65 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, dy automjete, 5 aparate celularë të markave të ndryshme dhe 2670 Euro

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Sigal