Sherri për pulat, djali kërcënon nënën me sëpatë

481
Një 42-vjeçar ka përfunduar në pranga pas një sherri të nisur për motive banale në familjen e tij në fshatin Volsh të Roskovecit. Asllan D., 42 vjeç u arrestua nga policia ditën e djeshme, pasi kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike duke kanosur me sëpatë nënën e tij Rr.D., 60 vjeçe. Sipas mediave shqiptare, gjithçka ka nisur për shkak të sëmurjes së disa pulave, për të cilat kujdesej e moshuara dhe për të cilat djali e bënte fajtore. Mësohet gjithashtu se 42- vjeçari kishte natyrë problematike dhe se rasti i djeshëm, nuk ishte i pari që kishte krijuar probleme në familje.
Sigal