Sherri për pronën, përplasje masive mes dy fiseve në Dibër, dy vetë përfundojnë në spital (EMRAT)

574
Një sherr i ndodhur mes dy fiseve në qytetin e Dibrës ka përfunduar me 2 persona në spital.
Në konflikt janë përfshirë 8 persona, ndërkohë që në spital janë shtruar bashkëshortët Behar dhe Vasije Balla.
Sherri mes tyre ka ndodhur për pronësinë në fshatin Gjoricë, mes fiseve Balla dhe Cani.
Nga raportimet e para thuhet se të përshirët në sherr kanë goditur me mjete të forta njëri-tjetrin.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.
Sigal