Sherri për dozat e drogës, shqiptarët grushte e thikë 25-vjeçarit grek

524
Një 25-vjeçar grek ka mbetur i plagosur dje në Selanik, pas sherrit me tre shqiptarë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen djeshme në rrugën Meleniku.
Thestival.gr shkruan se 3 shtetas shqiptare, trafikante droge iu afruan të riut për t’i shitur dozën shtetasit dhe pas një debati, dy prej tyre e qëlluan me grushta, ndërsa i treti me thikë.
Një i katërt shtetas shqiptar e shoqëroi në spital, ndërsa thuhet se ai u arrestua teksa largohej prej aty. Thuhet se i riu grek është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa deklaroi se njihej me bandën e trafikantëve shqiptare.
Sigal