Sherri me armë në Velipojë, një nga të plagosurit të gjendje të rëndë. Emrat

515
Detaje të reja janë bërë me dije nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Velipojë, ku u plagosën dy vëllezër.

Një prej tyre, bëjnë me dije burime zyrtare, është ne gjendje të rëndë.

Tre nga 4 personat e përfshirë në konflikt janë arrestuar:

Vëllezërit Durim Tahiri, 24 vjeç dhe Ervin Tahiri, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Mali Kolaj, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër,

Besnik Ndoj, 35 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.N., 25 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re.

Personat e lartpërmendur janë konfliktuar me armë dhe mjete të forta midis tyre ku si pasojë e këtij konflikti janë plagosur me armë zjarri Ervin Tahiri i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe Durim Tahiri i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Konflikti ka lindur për shkaqe banale, bën me dije policia.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, së bashku me dy krëhëra me 42 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim, dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Sigal