Sherr tek Hipoteka në Fier, qytetari godet me grushta juristin

478
Sigal

Një 57-vjeçar në Fier është arrestuar pasi goditi me grushta jursitin brenda Hipotekës.

Arrestimi i Astrit Shanaj u bë pasi dyshohet se në institucionin e Z.V.R.P.P Fier, ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë dhe pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushta brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H, 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.