Sherr në Tiranë, polici goditet me shufër hekuri në kokë. Ja emrat e të arrestuarve

583
Një efektiv policie në Tiranë është plagosur pasi është goditur me shufër hekuri. Tre persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.

Në pranga janë vënë: Eugen Selmani, 40 vjeç, Andrea Kalemi, 44 vjeç dhe Aldo Kalemaj, 27 vjeç, të tre banues në kryeqytet.

Gjithashtu, në kërkim është shpallur A.S..

Këta persona, së bashku me dy të tjerë janë përplasur me një efektiv. Ata kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë E.V., duke prishur rendin dhe qetësinë publike, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia. Njëri nga pjesëtarët e grupit, pikërisht A.S., ka goditur me shufër hekuri në kokë efektivin.

Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se po punohet për kapjen e A.S., gjetjen e automjetit të tij, dhe kapjen e 2 personave të tjerë.
Sigal